Një person e ka humbur jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Demokracia.com.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 119 raste të reja me virusin COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ndërsa, janë shëruar 500 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220 mijë e 619.
Kurse, raste aktive në Kosovë janë gjithsejtë 2 mijë e 381 raste.