Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, vendi ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike pothuajse të vazhdueshme, për të cilat fajësohet gjerësisht Rusia.
Por sulmuesit nuk po punojnë të gjithë për Kremlinin.
Një grup hakerësh rusë thanë se e bënin këtë për argëtim në kohën e tyre të lirë, duke u kënaqur me shkaktimin e kaosit kibernetik.
Dmitry (emri i tij jo i vërtetë) më tha se donte të ndihmonte vendin e tij “të mundte Ukrainën nga prapa kompjuterit të tij”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai u shpreh se me pesë bashkëpunëtorët e tij kishin kryer sulme të shumta, duke përmbytur serverët ukrainas me të dhëna dhe duke i lënë ato përkohësisht jashtë linje.
Ata gjithashtu dërguan me email 20 kërcënime për bomba.
“Ky është vetëm fillimi,” u shpreh hakeri Dmitry.