Lajme
Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Prishtinë
Demokracia
08:30 | 26 Shkurt 2022

Share:

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në rrugën “Ismail Dumoshi”, në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Kurse, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 25.02.2022 – 16:40. Raportohet se në shtëpinë e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme