Sport
Derbi në “Anfield” i takon Chelseat, shtanget Liverpooli
Demokracia
23:09 | 04 Mars 2021

Share:

Kryendeshja e javës së 29-të në Premierligën angleze i ka takuar Chelseat.

Në “Anfield”, Chelsea ishte mysafire e kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi skuadrës së Thomas Tuchelit me rezultat minimal, 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për Chelsean e shënoi Mason Mount në minutën e 42-të të ndeshjes.

Ndërkohë, sonte për Liverpoolin nuk luajti fare futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Me këtë fitore, Chelsea ngritet në vendin e katërt në tabelë me 47 pikë, kurse Liverpooli bie në vendin e shtatë me 43 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme