Interi e ka bërë hapin tjetër të madh drejt titullit kampion në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A, “Nerazzurrët” ishin mysafirë të Parmës, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në “Enio Tardini” i takoi Interit me rezultat të ngushtë, 1:2.
Dy golat për Interin i shënoi Alexis Sanchez në minutat ’54 dhe ’62.
Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Hernani në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Interi “blindon” pozitën e parë në tabelë me 59 pikë të tubuara pas 25 ndeshjeve.
Kurse, Parma ndodhet në vendin e 19-të me 15 sosh. /Demokracia.com