Juventusi ka konfirmuar se Rodrigo Bentacur ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është futur në vetëizolim.
Në njoftimin e lansuar sonte thuhet se mesfushori nga Uruguai është infektuar me virusin korona, shkruan Demokracia.com.
Ai është asimptomatik dhe në vetëizolim.
Klubi është në kontakt me autoritetet lokale shëndetësore për ta aktivizuar protokolin.
Bentacur kështu do t’i mungojë Juventusit në ndeshjen ndaj Lazios në fundjavë, por edhe ndaj Portos në mesjavën e ardhshme në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com