Olga Malchevska gazetare e BBC-së ukrainase në mëngjes pa se blloku i apartamenteve të familjes së saj në Kiev ishte bombarduar.
Ajo ishte në ankth për të kontaktuar me nënën e saj, e cila jeton në Kiev, por u lehtësua që më në fund mori një mesazh prej saj, shkruan BBC.
“Ajo [nëna ime] ishte strehuar…dhe për fat nuk ishte në ndërtesën tonë, e cila u bombardua natën,” thotë Olga.
“Faleminderit Zotit familja ime ishte mirë… Nuk mund ta besoj atë që po shoh, ishte diku ku kam jetuar.”
Ajo thotë se nëna e saj ishte e lumtur që nuk ishte lënduar, pasi kishte arritur të strehohej në bodrumin e shtëpisë së një të afërmi me motrën e Olgës dhe fëmijën e tyre të vogël.
Por mendohet se xhaxhai i saj, me të cilin ata nuk kanë mundur të kontaktojnë, ishte në pallat.
Sipas deklaratave zyrtare në godinë nuk ka të vrarë, por 150 persona janë evakuuar, disa prej të cilëve janë shtruar në spital në kushtet e vështira.