Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në të dy grupet u zhvillua nga një ndeshje interesante. Në Grupin A, Trepça ‘89 shënoi edhe fitoren e radhës, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat të pastër 2-0.
Golat për mitrovicasit i realizoi futbollisti në top formë, Rilind Nimani (25’ dhe 47’).
Në duelin e Grupit B, u takuan dy skuadrat prishtinase, Ramiz Sadiku dhe Flamurtari. Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 1-3 me golat e Fatlum Lleshi (autogol 59’) dhe Ardian Selimi (70’ dhe 90+5). /Demokracia.com