Ukrainasit në Kiev dhe qytete të tjera, në mëngjesin e së enjtes u zgjuan nga shpërthimet e njëpasnjëshme, që erdhën pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin për të ndërmarrë një operacion ushtarak.
Dhjetëra persona u vranë dhe plagosën, ndërsa rrugët u mbushën nga makinat e qytetarëve të panikuar që kërkonin të largoheshin nga vendi i tyre, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com i ka pyetur qytetarët e Kosovës nëse ndihen të frikësuar nga sulmet ruse në Ukrainë dhe nëse presin të ndodhin trazira edhe në rajonin tonë.
Disa nga ta thonë se ndjehen të frikësuar e disa të tjerë jo, duke thënë se KFOR-i është në Kosovë që të mos ketë më luftë.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme./Demokracia.com/