Lajme
“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, Ramush Haradinaj përplaset me Albulena Haxhiun
Demokracia
13:54 | 25 Shkurt 2022

Share:

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje të shkurtër me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Kjo pasi që Haxhiu i ka ndërhyrë Haradinajt teksa ky i fundit i replikonte kryeministrit Kurti për çështje që ndërlidhen me dialogun me Serbinë.

“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, i ka thënë Haradinaj-Haxhiut, pasi kjo e fundit i ka pëshpëritur diçka nga mbrapa.

Ndërkohë edhe kryesuesja e Kuvendit i ka bërë thirrje Haxhiut që të ketë kujdes.

Haradinaj tutje ka thënë se sa herë që dikush i flet nga mbrapa do t’ia kthejë.

Të ngjashme