Sport
Paqarada i lënduar, do t’i mungojë St Paulit në fundjavë
Demokracia
21:24 | 04 Mars 2021

Share:

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjen e së shtunës për St Paulin.

Të shtunën, St Pauli do të përballet me Karlsruher në kuadër të javës së 24-t në Bundesliga 2, shkruan Demokracia.com.

Të hënën, në fitoren 1:0 ndaj Hamburgut, Paqarada luajti 78 minuta dhe më pas u largua nga fusha shkaku i lëndimit.

“Ka pikëpyetje të madhe për Leart Paqaradën dhe mesfushorin Finn Ole Becker. Ka gjasa që asnjëri nga ata të mos jetë i gatshëm për duelin e së shtunës”, ka thënë trajneri i St Paulit, Timo Schultz për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Ndryshe, Paqarada pret të jetë i gatshëm dhe në formë për ndeshjet e këtij muaji të Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme