Sport
Vëllezërit Klitschko marrin armët: Gati të luftojmë për Ukrainën
Demokracia
11:44 | 25 Shkurt 2022

Share:

Vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko, dy ish-kampionë bote në peshën e rëndë në boks, janë shprehur të gatshëm të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë Ukrainën nga sulmi rus.

Vitali është aktualisht kryetar i Bashkisë së Kiev, por të dy ishboksierët janë ikona të peshës së rëndë.

“Jam gati të marr armën dhe të luftoj. Nuk kam alternativë tjetër. Unë besoj tek Ukraina, besoj tek populli im”, u shpreh 50-vjeçari Vitali Klitschko (45 fitore e 2 humbje në ring), ish-kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë WBO e WBC.

Ndërsa Wladimir Klitschko, 45 vjeç (64 fitore e 5 humbje në ring), ka qenë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Ai është regjistruar së fundi në radhët e rezervistëve dhe i gatshëm për të luftuar. /Demokracia.com

Të ngjashme