Sport
LIGA E EVROPËS: Eliminohet Lazio, Atalanta feston në Greqi
Demokracia
20:53 | 24 Shkurt 2022

Share:

Ndeshjet e para të darkës në Ligën e Evropës kanë zbuluar emrat e katër skuadrave të para të cilat vazhdojnë në turin tjetër të turneut.

Atalanta ka siguruar kualifikimin me një fitore bindëse 3:0 ndaj Olimpiakosit në fushën e këtij të fundit. Nëse Gjimshiti ishte heroi i ndeshjes së parë me dy golat e tij, sot heroi ishte Ruslan Malinovski i cili shënoi dy herë në portën e grekëve.

Surpriza e mbrëmjes ishte Leipzig, i cili fitoi 3-1 në transfertë ndaj Real Sociedad duke eliminuar këtë të fundit. Ndërsa Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Portos, duke dalë nga turneu pas humbjes 2-1 në sfidën e parë në transfertë.

Olimpiacos – Atalanta 0:3

Dinamo Zagreb – Sevilla 1-0

Real Sociedad – Leipzig 1-3

Lazio – Porto 2-2

Të ngjashme