Sport
Policia rrethon stadiumin në Spanjë ku luan skuadra ruse
Demokracia
20:44 | 24 Shkurt 2022

Share:

Policia spanjolle ka marrë masa ekstreme për t’u siguruar që ndeshja mes Betisit dhe Zenit në Seville, të zhvillohet pa incidente.

Organizatorët i druhen ngjarjeve të ndryshme gjatë ndeshjes së dy skuadrave në Ligën e Europës, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas mediave vendase, të angazhuar për mbrojtjen dhe rendin do të jenë 750 agjentë të policisë, si dhe rreth 400 stjuardë apo roje private të cilët do të garantojnë që gjithçka të vijojë normalisht. Kjo ndeshje vlerësohej si e rrezikshmërisë së lartë që para se të niste pushtimi rus.

Për këtë arsye, ishte caktuar që në ditët e mëparshme se për takimin do të përdoreshin edhe qen të specializuar për gjetjen e eksplozivëve, shumë pjesëtarë të zjarrfikësve në gatishmëri si dhe personel i Mbrojtjes Civile. /Demokracia.com

Të ngjashme