Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca, aktualisht ndodhet i mbyllur në Kiev me familjen e tij. Në një intervistë për Jornal de Noticias ai tha:
“U zgjova në pesë të mëngjesit me pesë shpërthime radhazi. Kisha një fluturim të planifikuar për sot, por tani është e pamundur të largohesh nga këtu, sepse aeroportet tashmë u shkaterruan dhe hapësira ajerore është mbyllur…
Me rrugë tokesore? Eshte e pamundur të lëvizësh me kaq shumë makina. Radhët janë të mëdha, supermarketet janë pushtuar dhe nuk ka mbetur shumë benzinë… Për shembull, duhet vetëm të lutemi që të mos na bjerë një bombë tjetër mbi kokë. Sinqerisht nuk e di si do të dal nga këtu. Është dita më e keqe e jetës sime”, ka thënë Fonseca. /Demokracia.com
I would like to thank everyone who has sent messages of care and support to my family and I. We are in Kyiv and doing our best to stay strong during this very tough moment for Ukraine. pic.twitter.com/HbKFCsSoW5
— Paulo Fonseca (@PFonsecaCoach) February 24, 2022