Sport
Zyrtare: KB Peja prezanton trajnerin e ri
Demokracia
17:37 | 24 Shkurt 2022

Share:

Skuadra e KB Peja ka njoftuar se ka angazhuar trajnerin e njohur maqedonas Marin Dokuzovski.

Dokuzovski njihet si njëri nga trajnerët më të mirë ë rajon dhe sigurisht që zbarkimi i tij në Pejë bën që ekipi pejan ti rrit ambiciet për rezultate edhe më të mëdha, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është dhënë nga vet skuadra e KB Pejës përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i KB Peja:

Njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Marin Dokuzovski.

Dokuzovski njihet si një ndër trajnerët më të mirë në rajon dhe ka një përvojë të madhe si trajner i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe ekipe si: MZT Skopje, Rabotnicki, Lukoil, Sigal Prishtina etj. Ai i ka të fituara shumë Kampionate dhe Kupa shtetnore në Maqedoni te Veriut, Bullgari dhe Kosovë.

Trajneri do vazhdoj punën për ta kompletuar ekipen dhe për ta përgaditur për play-off.

Mire se vjen z. Dokuzovski!

Ëelcome Mr. Dokuzovski!. /Demokracia.com

Të ngjashme