Sport
Kampionati po nxehet, ndeshje të jashtëzakonshme na presin në fundjavë
Demokracia
16:24 | 24 Shkurt 2022

Share:

Elita e futbollit kosovar ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë. Gara si për titull ashtu edhe për mbijetesë është bërë shumë e nxehtë dhe e jashtëzakonshme, shkruan Demokracia.com.

Ballkani e Gjilani i prijnë renditjes me pikë të barabarta ndërsa e treta është Drita me një pikë më pak. Në garë për titull shumë seriozisht është edhe Llapi, derisa për mbijetesë në rrezik mbesin, Ulpiana, Dukagjini e Malisheva  pa llogaritur Feronikelin që tashmë duket i dorëzuar.

Gjithsesi, xhiroja e ardhshme e 22-ta sjell disa duele të jashtëzakonshme që munden edhe të sqarojnë shumëçka.

Drita para tifozëve të vetë e pret Ballkanin ndërsa Prishtina ballafaqohet me Gjilanin, ndërsa Llapi luan me Malishevën dhe ka rast të mirë t’i afrohet edhe më shumë kreut. Kjo është arsyeja të pritet një javë e çmendur.

Më poshtë gjeni komplet ndeshjet e fundjavës. /Demokracia.com

Të ngjashme