Autoritetet ukrainase thonë se shtatë persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur në një sulm me raketa në një zonë ushtarake në verilindje të kryeqytetit të Kievit.
Kryetari i qytetit të Brovary, Ihor Sapozhko, tha se sulmi ndodhi në orën 14:30 me orën lokale, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.
Brovary ka një bazë të Forcave Speciale të Ukrainës.
Ky ishte njëri nga disa sulme ruse afër Kievit të enjten./Demokracia.com/