Sport
Lushtaku flet pas barazimit me Prishtinën, tregon se çka po i mungon Drenicës
Demokracia
15:47 | 24 Shkurt 2022

Share:

Drenicën ia ka vazhduar ecurinë e ndeshjeve pa fitore kampionëve në fuqi të Kosovës, Prishtinës.

“Kuqezinjtë” barazuan pa gola me kryeqytetasit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur pas ndeshjes duke treguar se çka po i mungon lojës së skuadrës së tij.

“Në pjesën e parë kemi qenë më të mirë dhe kemi krijuar disa raste. Por ndoshta situata e ndeshjes ndryshoi në pjesë ne dytë dhe ndikuan mungesat. Ne jemi skuadër që luajmë shumë pak me harkime dhe Kastriot Rexha duhet t’i përshtatet sa më shpejtë lojës tonë. Do të punojmë gjatë javës që Kastrioti në disa situata të na përshtatet, pasi kemi vështirësi në lojën në ajër”, ka thënë Lushtaku për Art Sport. /Demokracia.com/

Të ngjashme