Të paktën 40 ushtarë ukrainas dhe një duzinë civilë u vranë herët këtë mëngjes në orët e para të pushtimit rus të Ukrainës, u tha gazetarëve një këshilltar i presidentit ukrainas, raportojnë agjencitë, transmeton Demokracia.com.
“Unë e di se më shumë se 40 ushtarë ukrainas u vranë dhe disa dhjetëra u plagosën dhe se një duzinë civilë u vranë në të gjithë vendin”, tha Oleksiy Arestovich.
Humbjet ndodhën në sulmet ajrore dhe raketore të enjten në mëngjes, tha ai, raporton AFP.
Vritet një fëmijë
Një djalë u vra në rajonin e Kharkiv kur granatat goditën një ndërtesë apartamentesh, tha shërbimi i urgjencës.
Ushtria ruse ka njoftuar se separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore po e ndihmojnë atë të arrijë sukses në terren.
Gjenerali Igor Konashenkov, një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes, tha në televizion se rebelët kishin avancuar tre kilometra në rajonin e Donetskut dhe një kilometra e gjysmë në rajonin e Luhanskut.
Ai theksoi se Rusia po synon objektiva ushtarakë dhe se civilët nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.
Mbrëmë vonë, Rusia nisi një pushtim të përgjithshëm të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti, sulmi më i madh ndaj një vendi tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe një konfirmim i frikës më të keqe të Perëndimit.
Shihni fotot e qyteteve të Ukrainës