Vitali Klitschko ka reaguar pas bombardimeve të para të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ish-boksieri i mirënjohur ukrainas ka thënë se ata tashmë janë në luftë dhe se do të luftojnë për atdheun e tyre.
“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë”, tha Klitschko.
Krahas Vitalit, edhe vëllai tjetër i tij, Wladimir Klitschko i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.
Poashtu, dyshja kanë publikuar edhe një video me një mesazh në tri gjuhë:
“I ftojmë aletatët të ndalin agresionin rus. Në këtë luftë nuk ka fitues, vetëm humbës”.
The Klitschko brothers make an appeal in 3 languages: Ukrainian, Russian and English (they also speak German!). pic.twitter.com/FudFwgaSf7
— Tanja Maier (@tanjamaier17) February 24, 2022
Në mëngjesin e sotëm kanë nisur bombardimet e para të Rusisë në qendrat kryesore të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev./Demokracia.com/