Ushtria ruse filloi sot sulmet mbi qendrat kryesore të Ukrainës duke synuar një pushtim të plotë.
Kësisoj, pas sulmeve kanë reaguar edhe shumë sportistë të njohur të shtetit ukrainas, përcjell Demokracia.com.
Tenistja, Elina Svitolina ka shprehur zhgënjimin dhe pikëllimin e saj të madh me komentin e saj.
“Nuk mundem…”, ka shkruar shkurt ajo dhe më pas ka shtuar: “Jam krenar që jam ukrainas. Le të bashkohemi në këtë moment të rëndësishëm për paqen dhe të ardhmen e shtetit tonë. Lavdi Ukrainës”.
Krahas Svitolinës, qëndrimin e tij për konfliktin e ka shprehur edhe kapiteni i kombëtares ukrainase të futbollit, Oleksandr Zinchenko.
“Vendi im është i ukrainasve dhe askush nuk mund ta heqë atë. Nuk mund të mos e shpreh qëndrimin tim. E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Një vend ku kam lindur dhe rritur dhe ngjyrat e të cilit i mbroj ndërkombëtarisht, një vend që po përpiqemi ta lartësojmë dhe zhvillojmë, një vend kufijtë e të cilit duhet të mbeten të paprekur”, shkroi mbrojtësi i Cityt.
Si futbollisti legjendar ukrainas ashtu edhe ish-trajneri Andrei Shevchenko njoftuan një mesazh mbështetjeje për vendin e tij:
“Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi. Ne do të fitojmë së bashku. Lavdi Ukrainës. Ky është atdheu im, jam krenar që jam ukrainas”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit.
Mesazhe kanë pasur edhe ish-tenisti Alexander Dolgopolov, si dhe Sergei Stakhovsky.
“Ju lutemi, keni Ukrainën në mendimet dhe lutjet tuaja. Vendlindja ime e Kievit dhe e gjithë Ukraina janë sulmuar. Bombardimi filloi mbrëmë”./Demokracia.com/