Federata e Futbollit të Ukrainës e ka pezulluar kampionatin në futboll.
Paraditën e së enjtes së 24 shkurtit, pa kora pasi bombardimet e para mbërritën natën në disa nga qytetet kryesore të Ukrainës nga Rusia, mbërriti edhe pezullimi zyrtar i kampionatit ukrainas të futboll.
Njoftimi zyrtar u transmetua në kanalet e Federatës së Futbollit të Ukrainës.
“Për shkak të vendosjes së gjendjes ushtarake në Ukrainë, kampionati ukrainas është pezulluar”, thuhet në deklaratën e shkurtër të Federatës ukrainase të futbollit.
Premierliga ukrainase do të rifillonte ditën e nesërme, më 25 shkurt, por që tashmë është pezulluar dhe nuk është caktuar ndonjë datë kur do të rinis. /Demokracia.com/