Sport
Gjilani ka një njoftim të rëndësishëm para duelit me Dukagjinin
Demokracia
20:37 | 23 Shkurt 2022

Share:

Gjilani si nikoqir i takimit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Dukagjinit ka një njoftim për tifozët që duan të jenë të pranishëm në këtë sfidë.

Tribuna e vetme e hapur për duelin e mesjavës ndaj KF Dukagjini, i cili zhvillohet të enjten më 24 shkurt, do të jetë ajo në Perëndim, bën të ditur faqja zyrtare e klubit “kuqebardhë”, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” të gjitha tribunat dhe hyrjet tjera do të jenë të mbyllura dhe ndalohet rreptësisht qëndrimi afër tyre.

Çmimi i një bilete për person do të jetë 2 euro.

Gjithashtu, klubi gjilanas ka njoftuar se nuk lejohet futja brenda stadiumit e sendeve të forta metalike, shisheve plastike (PVC), mjeteve piroteknike (fishekzjarreve) dhe mjeteve të tjera që rrezikojnë mbarëvajtjen e takimit./Demokracia.com/

Të ngjashme