La Liga ka caktuar ditën kur do të zhvillohet “El Clasico” në ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Më 20 mars nga ora 21:00, Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Los Blancos”.
Vlen të përmendet se ndeshja e parë në mes dy gjiganteve Barcelona dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultat 1:2 për madrilenët.
Golat për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti i patën shënuar David Alaba dhe Lucas Vazquez, ndërsa për Barcelonën, Sergio Aguero.
Tani, me përforcimet e blaugranasve pritet një ndryshim i madh, sidomos pas paraqitjeve të larta që kanë zhvilluar në javët e fundit.
Kujtojmë se ndeshja nis në ora 21:00./Demokracia.com/