Sport
“Fluturojnë karriket”, tifozët e Atletico Madridit sulmojnë ata të Man United, një natë para përballjes në Champions
Demokracia
17:08 | 23 Shkurt 2022

Share:

Atletico Madridi dhe Manchester United sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sfida e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet në “Ëandametropolitano” në kryeqendrën spanjoll, shkruan Demokracia.com.

Gjakrat janë nxehur një natë para duelit kur tifozët e dy skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ishin tifozët e Atletico Madridit ata që sulmuan ata anglezë që kishin udhëtuar nga Manchester.

Nga një video nga “HoligaansTV”, vërehen tifozët e “Los Rijoblancos” duke sulmuar tifozët e “Djajve të Kuq” dhe duke i goditur me karrike.

Më poshtë mund të shihni pamjet e përleshjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme