Sport
Me dy ndeshjet e nesërme mbyllet java e 21-të në Superligë, “nxehtë” në Gjilan e Skenderaj
Demokracia
16:07 | 23 Shkurt 2022

Share:

Xhiroja e 21-të në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e sotme me tri përballje.

Drita trumfoi 1:2 në udhëtim te Malisheva, Llapi e ka “demoluar” Feronikelin 4:2, ndërkohë që fitore mori edhe Ballkani që mundi 3:0 Ulpianën, raporton Demokracia.com.

Ndërsa nesër java e 21-të përmbyllet me vetëm dy ndeshje në program.

Pas ndeshjeve të sotme tabela ka këtë renditje

Stadiumi i qytetit në Gjilan e pret një duel mjaft interesant. Gjilani dhe Dukagjini synojnë fitoren në takimin që do të zhvillohet nga ora 13:00.

Nga i njëjti orar nis edhe takimi tjetër ndërmjet Drenicës së motivuar dhe Prishtinës në krizë. /Demokracia.com/

Të ngjashme