Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofie të Bulgarisë, Bullgaria, shkruan Demokracia.com.
“Sot në çerekfinale në luftë për medalje 60kg. Donjeta Sadiku pësoi humbje kundër boksierës ruse me nënshtetësi të Serbisë, Shadrina Natalia”, ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës.
Të kujtojmë se në këtë turne Kosova po prezantohet edhe me boksierin Patriot Behrami që meçin e tij e ka rreth orës 18:30 sot. /Demokracia.com