Udhëheqësi i rajonit separatist ukrainas të Donetskut tha se dëshiron të bien dakord në mënyrë paqësore për kufijtë me Ukrainën, por edhe se rezervon të drejtën të kërkojë ndihmë nga Rusia.
Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeskut, të njohur nga Rusia këtë javë, tha se ai mbështeti fillimin e dialogut me Ukrainën, transmeton Demokracia.com.
Por ai shtoi se situata ishte bërë kritike dhe separatistët do të fitonin me mbështetjen e “Rusisë së Madhe”. Njohja nga Rusia e Donetskut dhe Luhanskut të hënën konsiderohet e paligjshme nga Perëndimi dhe ka vendosur sanksione të reja ndaj Moskës.
“Agresioni nga pala ukrainase po intensifikohet,” tha Pushilin, duke akuzuar Kievin për “provokime” dhe viktima civile. Ukraina mohon akuzat se po nxit një konflikt për të çliruar territorin e saj me forcë.
Për evakuimin e grave dhe fëmijëve
Pushilin tha se evakuimi i grave dhe fëmijëve, i cili filloi javën e kaluar, është i nevojshëm për të lejuar ushtrinë e tyre të angazhohet për mbrojtjen e kufijve të territorit të tyre.
“Mobilizimi po rritet, ne e shohim këtë. Si ish-anëtarë të milicisë ashtu edhe njerëzit e thjeshtë që nuk mund të shikojnë nga anash kur vendosin për fatin e Donbasit,” tha ai.
Andrei Turchak, një anëtar i lartë i partisë në pushtet të Rusisë, tha se asnjë forcë në botë nuk mund të ndryshojë rezultatin ligjor të njohjes së Rusisë.
Ai shtoi se një marrëveshje me qeverinë aktuale të Ukrainës nuk ka gjasa. Pusilinu tha se Rusia nuk do ta lërë popullin e saj. /Demokracia.com/