Sot po zhvillohen tri ndeshje të javës së 21-të të SUperligës së Kosovës në futboll.
Tashmë kanë përfunduar 45 minutat e para. Në ndeshjen Ballkani – Ulpiana, suharekasit janë në epërsi 2:0 pas pjesës së parë. Edvin Kuq (’41) dhe Blend Baftiu (’45) realizuan për epërsinë e vendasve.
Kurse, në anën tjetër, Llapi po fiton 4:0 ndaj Feronikelit me golat e Firminos (‘6), Maliqit (’10), Amadus (’34) dhe Bianor (’42).
Ndërsa, sfida mes Malishevës dhe Dritës po luhet baras pa gola pas pjesës së parë. Këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit të Kosovës. /Demokracia.com