Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da Vinçit. Ajo ishte aq risi në kohën kur u realizua, saqë çdo ditë, teknologjitë më të reja po ndihmojnë për të zbuluar misteret më të fundit që fshihen në këtë tablo tashmë mitike.
Është gati e pamundur edhe të imagjinohet sesi një artist i shekullit XV, arriti të bëjë diçka kaq magjepsëse. Megjithatë, nuk dihet ende identiteti i saktë i modeles që u përdor për realizimin e kësaj vepre. Shumë thashetheme i kanë dhënë shumë identitete gruas që shfaqet në pikturë.
Disa besojnë se ajo i përkiste fisnikërisë së kohës. Të tjerë thonë se ajo ishte një prostitutë. Por disa studiuesit pretendojnë se kanë identifikuar identitetin e saj të vërtetë. Dhe përfundimi i tyre është shumë befasues.
Artistja australiane Suzan Doroti Uajt, ishte e para që vuri re tiparet mashkullore në strukturën e fytyrës së Mona Lizës. Më pas ishte studiuesja amerikane, Lilian Shvarc, ajo që mbështeti idenë e Suzan në studimin e saj. Lilian pretendon se piktura legjendare e Leonardo Da Vinçit tek Mona Liza ishte në fakt një autoportret i tij.
Është e kuptueshme ta quash Mona Lizën një grua fisnike apo prostitutë, apo qoftë edhe nëna e Da Vinçit. Megjithatë, ideja e Da Vinçit të maskuar si një grua në veprën e tij artistike, duket shumë e çuditshme.
Lilian e analizoi pikturën e Mona Lizës nëpërmjet algoritmeve kompjuterike, duke zbuluar një ngjashmëri të jashtëzakonshme me autoportretin e Leonardos me titull “Portreti i një njeriu me shkumës të kuq”. Në fakt, u pa të kishte një përputhje perfekte.
Ngjashmëritë e fytyrës ishin mbresëlënëse dhe nuk mund të anashkalohen. Lilian thotë se Da Vinçi kishte një motiv filozofik për të krijuar një portret të tij të maskuar si një grua. Homoseksualiteti i dyshuar i tij apo pasioni për gjëegjëzat, mund të kenë ndikuar në krijimin e kësaj vepre arti.
Kjo ngjalli dyshime për identitetin e Mona Lizës si një fisnike apo nëna e Leonardos. Po ashtu kemi edhe thashethemin më të përhapur mbi këtë vepër:prostituta fiorentine e preferuar e Xhuliano De Mediçit.
Po ashtu shumë gra të tjera u pretenduan se ishin në fakt Mona Liza. Në vitin 2014, një studiues italian paraqiti prova bindëse në favor të idesë së një gruaje fisnike. Ai mblodhi prova shekullore për të mbështetur pretendimin e tij se Mona Liza ishte Liza Gerardini, gruaja e një tregtari mëndafshi.
Më vonë në vitin 2011, historiani Silvano Vinçeti pretendoi se Andrea Sala ishte frymëzimi për Mona Lizën. Sala ishte për shumë vite nxënësi por edhe i dashuri i Leonardo Da Vinçit. Ai u identifikua gjithashtu si modeli për versionin e zhveshur të Mona Lizës.
Ndërkohë antropologu italian Xhorxho Grupioni, e informoi botën se nëse do të kishte qasje tek eshtrat e Da Vinçit, ai mund ta rikrijonte fytyrën e tij dhe ta krahasonte atë me atë të Mona Lizës. Grupioni dhe kolegët e tij janë pjesë e shoqatës kryesore të shkencëtarëve dhe historianëve të artit në Itali.
Ata kërkuan qasje tek eshtrat e Leonardo Da Vinçit, të cilat ndodhen në Francë. Zyrtarët francezë ranë dakord, por studiuesit argumentuan se eshtrat duhet të lihen rehat. Mona Liza është një pikturë e mrekullueshme mesjetare. Por çfarë e bëri atë veprën më të famshme të artit në botë?
Tek e fundit ajo është vetëm një nga shumë veprat fantastike të artit. Rritja e popullaritetit të Mona Lizës bazohej kryesisht në historinë e saj të diskutueshme. Edhe sot e kësaj dite, nuk është gjetur asnjë provë përfundimtare për të mbështetur ndonjë pretendim në lidhje me identitetin e modelit në këtë vepër arti.