Sport
Ballkani – Ulpiana, Malisheva – Drita, Llapi – Feronikeli, formacionet zyrtare
Demokracia
12:05 | 23 Shkurt 2022

Share:

Elita e futbollit kosovar, saktësisht java e 21-të vjen sot me tri ndeshje tejet joshëse. Vëmendja do të jetë te përballja Malisheva – Drita, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Malishevës pranverën e ka nisur mirë, ku fillimisht e mposhti Prishtinën, ndërsa në udhëtim barazoi me Ulpianën, derisa Drita që e mundi thellë Feronikeli në takimin e parë, në fundjavën që lamë pas gaboi para tifozëve të vetë ku barazoi me Llapin dhe sot nuk i lejohen më gabime.

Ndeshje e fortë është edhe ajo ndërmjet Ulpianës që po lufton për ekzistencë dhe Ballkanit që po lufton për titull.

Skuadra e Ilir Dajës është favorite e madhe dhe vetëm ndonjë befasie madhe do të bënte që ajo të mos fitojë. Ndeshje paksa më e lehtë pritet të jetë për Llapin që ndeshet me Feronikelin tashmë të dorëzuar në luftë për mbijetesë.

Formacionet zyrtare:

13:00

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi, Kuc, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi

Ulpiana: Ajeti; Rapuca, Shkalla, Emini, Avdulli; Mustafa, Shala; Junior, Qerimi, Selimi; Marcelei

13:00

Llapi: Avdyli, Jashari, Maliqi, Sadriu, Dushkaj, Ahmeti, Shabani, Neto, Amadu, Firmino, Fazliu

Feronikeli: Pas pak…

13:00

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gerbeshi, Pira, Dumani, Mustafa, Maliqi, Pefqeli, Hyseni, Shabani, Berisha

Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku; Broja, Kransniqi, Fazliu; Muja, Simonovski, Ajzeraj. /Demokracia.com

 

Të ngjashme