Sport
Krizë dhe drejt ndarjes, Totti reagon ashpër: Tregoni respekt për fëmijët tanë
Demokracia
11:27 | 23 Shkurt 2022

Share:

Francesco Totti ka folur zyrtarisht, duke mohuar lajmin e krizës me Ilary Blasi, duke hedhur poshtë përfundimisht çdo dyshim:

“Vetëm lajm i rremë, nuk është hera e parë, por këtë herë jam i lodhur”. Një njoftim i bërë pak minuta pas fotos së Ilary Blasit, e publikuar teksa ishte duke darkuar me ish-kapitenin e Romës.

“Juve që shkruani këto gjëra, – paralajmëron sërish Francesco Totti, – ju paralajmëroj të keni kujdes, sepse ka fëmijë të përfshirë dhe fëmijët duhet të respektohen gjithmonë”.

Francesco Totti ka një fytyrë të shkujdesur, toni i zërit të tij është i qetë, por i fortë. Ai është i mërzitur nga muhabetet që e kishin vënë tashmë në krahët e një gruaje tjetër, në këtë rast Noemi Bocchi.

“Kam dëgjuar shumë histori për mua dhe familjen time. Nuk është hera e pare që ndodh me këto lajme të rreme. Ju bëj thirrje të gjithë juve që shkruani këto gjëra, kushtoni vëmendje sepse ka fëmijë të përfshirë dhe fëmijët duhet të respektohen. Dhe sinqerisht, u lodha shumë duke e vërtetuar se jeni gabim”.

Më herët, “Corriere della Sera” kishte bërë të ditur tashmë reagimin e njerëzve pranë Ilary Blasi dhe ish-futbollistit që nuk ka krizë në çift dhe as gatishmëri për t’u ndarë: “Një përgënjeshtrim do t’i jepte shumë rëndësi lajmit, që hidhet poshtë nga faktet dhe koha”. Më pas, me sa duket, presioni ndryshoi dhe publikimi i identitetit të Noemi Bocchi, “flaka” e re e supozuar e “Pupone”, kërkoi ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të çiftit.

Noemi Bocchi është tepër e ngjashme me Ilary Blasi. Për këtë arsye, ishte një nga lajmet më të lexuara të ditës. /Demokracia.com

Të ngjashme