Sport
Lufta Ukrainë – Rusi, reagon i shqetësuar lojtari ukrainas i Cityt
Demokracia
10:51 | 23 Shkurt 2022

Share:

Mbrojtësi i Manchester City, ukrainasi Oleksandër Zinchenco ka postuar një foto në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” të vendlindjes së tij ku shpreh i shqetësuar për gjendjen aktuale të luftës Ukrainë-Rusi.

25-vjeçari ka shkruar se e gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin të tij dhe se ai shtet i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë:

POSTIMI I ZINCHENCOS –

E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj larg dhe të përpiqem të përcjell mendimin tim. Në foto – vendi im. Vendi ku linda dhe u rrita. Një vend ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë. Një vend ku kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacenueshëm. Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës ??”. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Zinchenko (@zinchenko_96)

Të ngjashme