Sport
Donjeta Sadiku sot në ring kundër boksieres ruse që përfaqëson Serbinë
Demokracia
10:32 | 23 Shkurt 2022

Share:

Një turne prestigjioz është duke u zhvillua në Bullgari derisa boksierja jonë Donjeta Sadiku, ka pasur paraqitje shumë të mira deri sot.

Përveç Donjetës Kosova në këtë event po prezantohet edhe me boksierin Patriot Behrami.

Kundërshtare e Sadikut do të jetë boksierja ruse me nënshtetësi serbe, Shadrina Natalia, dhe meçi nis nga ora 14:00.

Ndërsa, Patriot Behrami do të ketë punë me boksierin spanjoll, Assokho Ndiaye Youba. /Demokracia.com

Të ngjashme