Sport
Kjo ishte nota e Zhegrovës në debutimin disa minutësh ndaj Chelseat në Champions
Demokracia
22:56 | 22 Shkurt 2022

Share:

Edon Zhegrova ka debutuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e sotme në duelin e 1/8 së finales kundër Chelseat.

Chelsea ka shënoi fitore të madhe ndaj Lille në ndeshjen e parë me rezultat të pastër 2:0 në stadiumin “Stamford Bridge”, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e nisi takimin nga stoli, mirëpo u aktivizua në minutën e 81-të kur zëvendësoi bashkëlojtarin, David.

Anësori i “Dardanëve” për minutat sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.4 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “SofaScore”.

Chelsea – Lille OSC Live Score

Kai Havertz tek në minutën e 8-të ua bëri me dije mysafirëve se fitorja në Londër do të jetë e të besuarve të Thomas Tuchel.

Atë e konfirmoi amerikani, Christian Pulisic që realizoi golin e dytë dhe të fundit në këtë duel në minutën e 63-të.

Ndeshja e kthimit në Francë ndërmjet dy skuadrave luhet pas disa jave. /Demokracia.com/

Të ngjashme