Sport
Goli i Vlahoviqit “bie në ujë”, Villarreali e ndal me barazim Juventusin
Demokracia
22:51 | 22 Shkurt 2022

Share:

Me barazim është mbyllur ndeshja e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Villarrealit dhe Juventusit.

90 minutat në “Estadio de la Ceramica” u mbyllën baras me rezultat 1:1, raporton Demokracia.com.

Gjërat për Juventusin u dukën shumë të lehtë, ngase në sekondën e 32-të ata krijuan epërsi me anë të serbit, Vlahoviq që shënoi nga afërsia.

Kjo epërsi për “Zonjën e Vjetër” zgjati deri në minutën e 66-të kur Parejo barazoi rezultatin për vendasit.

“Bianconeri” nuk arriti që gjatë minutave në vazhdim të rikthente epërsinë dhe kësisoj ndeshja e parë u mbyll baras. /Demokracia.com/

Të ngjashme