Ukraina sapo ka njoftuar se në sulmin e separatistëve pro-rusë në lindjen të vendit është vrarë një ushtarë, kurse gjashtë të tjerë janë plagosur, transmeton Demokracia.com.
Ndërkohë, Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha të martën Ministria e Jashtme ruse, shkruan Reuters.
“Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt“, thuhet në një deklaratë. /Demokracia.com/