Sport
Formacionet zyrtare: Chelsea – Lille, ky është vendimi për Zhegrovën
Demokracia
19:52 | 22 Shkurt 2022

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes midis Chelseat dhe Lille.

Stadiumi “Stamford Bridge” është arenë e ballafaqimit ndërmjet kampionëve në fuqi të Evropës dhe kampionëve të Francës, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova do ta nis takimin në Londër nga stoli, ndërsa pritet të ketë minuta në pjesën e dytë.

Chelsea dëshiron që çështjen e kualifikimit në çerekfinale ta përfundojë sonte, ndërsa Lille shpreson në rezultat pozitiv në këtë udhëtim aspak të lehtë.

Ky duel starton nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

CHELSEA: Mendy, Rudiger, Alonso, Christensen, Thiago Silva, Kante, Kovaqiq, Pulisiq, Ziyech, Azpilicueta, Havertz.

LILLE: Jardim, Çelik, Djalo, Botman, Fonte, Bamba, Xeka, David, Sanches, Andre, Onana. /Demokracia.com/

Të ngjashme