Sport
Hendbollisti i Kosovës vazhdon kontratën me Amicitia Zuerich, nënshkruan deri në vitin 2024
Demokracia
19:21 | 22 Shkurt 2022

Share:

Pivoti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me skuadrën e njohur zvicerane, Amicitia Zuerich.

Skuadra e Qunit aktualisht është e treta në ligën elitare të Zvicrës, përcjell Demokracia.com.

Quni është kapiten i Amicitia Zuerich, ndërsa me kontratën e re do të jetë te kjo skuadër deri në vitin 2024.

26-vjeçari po shquhet me lojëra të mira në Zvicër, ndërsa vlerësohet lartë edhe për kontributin në Kombëtaren e Kosovës.

Presidenti i klubit zviceran, Phil Hohl, ka thënë se Quni është shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushës./Demokracia.com/

Të ngjashme