Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për shtyp të mërkurën (nesër) nga ora 13:00 në hotelin “Emerald”.
Ndonëse nuk është bërë e ditur se për çfarë arsye është thirrur kjo konferencë, aty pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Trajneri francez Alain Giresse nesër zbarkon në Kosovë, njoftohet me ambientin që e pret
Alain Giresse është raportuar se pritet të emërohet trajner i “Dardanëve”.
69-vjeçari ka karrierë të gjatë si trajner, ndërsa kryesisht ka punuar përzgjedhës i përfaqësueseve afrikane. Së fundi ishte i angazhuar në vitin 2019 te Tunizia./Demokracia.com/