Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të kampionale.
Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit, raporton Demokracia.com.
Kjo sfidë që luhet të enjten do të gjykohet nga Besfort Kasumi me dy ndihmësit, Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri.
Takim tjetër i “nxehtë” do të luhet edhe në Skenderaj mes Drenicës së motivuar dhe Prishtinës në krizë. Ndarjen e drejtësisë në këtë duel do ta ndajë Dardan Çaka, ndësa Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj janë dy asistentët e tij.
Demokracia.com ju sjellë më poshtë delegimet e gjyqtarëve. /Demokracia.com/