Milani ka njoftuar se tifozët e tyre mund të aktivizojnë një promovim special për të blerë bileta për ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Udineses për vetëm 1 euro.
Kuqezinjtë janë liderët e tabelës së Serie A, me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit, megjithëse “Nerazzurrët” kanë një ndeshje më pak, njoftojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.
Djemtë e Stefano Piolit do të presin Udinese në “Stadio Meazza” të premten dhe do të shpresojnë të marrin mbështetje të fortë nga tribuna.
Për të maksimizuar praninë e tifozëve të tyre në stadium, ata kanë aktivizuar një promocion të veçantë, duke vënë në dispozicion disa bileta për vetëm 1 euro.
“Biletat për AC Milan-Udinese janë të disponueshme në internet në singletickets.acmilan.com dhe në zyrën e biletave të Casa Milan në varësi të disponueshmërisë”, thuhet në një deklaratë të klubit.
“Biletat për AC Milan – Udinese fillojnë nga 12 euro. Fëmijët nën 16 vjeç do të mund të përfitojnë nga tarifa speciale 9 € në disa sektorë të dedikuar nëse shoqërohen nga një i rritur. Për personat nën 30 vjeç tarifa speciale nga 9 € dhe për mbi 60 vjeç nga 19 € në sektorë të caktuar.”
“Me blerjen e një bilete standarde, nën 30 ose mbi 60 vjeç, ju keni të drejtë të blini deri në 3 bileta me tarifën speciale prej 1 euro. Promovimi është i vlefshëm në sektorë të përzgjedhur”. /Demokracia.com/