Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Malishevën, ka thënë se pret një përballje të vështirë, shkruan Demokracia.com.
Malisheva e Drita, ndeshën ndërmjet vete në kuadër të javës së 21-të të Superligës dhe do të luhet të mërkurën prej orës 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
“Jemi të vetëdijshëm për forcën e skuadrës kundërshtare siç është Malisheva. Ata kanë një start mjaftë të mirë. Ata janë përforcuar në afatin kalimtar me futbollistë të cilët e njohim shumë mirë kampionatin, me lojtarë me eksperiencë, me përvojë. Jemi munduar ta përgatisim skuadrën tonë. Thjeshtë, të jemi vetvetja dhe të luajmë në mënyrën siç dimë ne. Ndeshja kërkon vlerësim, kërkon qasje të plotë dhe mendoj që do të marrim vendimet e duhura për të dalë nga kjo ndeshje shumë mirë. Do të jetë ndeshje e vështirë, duke e ditur se Malisheva befasoi edhe kampione në fuqi”, ka thënë Nuhiu në konferencën për media. /Demokracia.com