Sport
Batatina e Jashari presin të vazhdojnë me performancë pozitive
Demokracia
14:57 | 22 Shkurt 2022

Share:

Kryetrajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina dhe futbollisti Dardan Jashari janë paraqitur sot në konferencë për media një ditë para ndeshjes së 21-të kampionale që skuadra e Llapit do ta zhvillojë ndaj Feronikelit në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00.

“Ne kemi një ndeshje me rëndësi para vetes dhe nuk ka rëndësi se me kë përballemi. Si skuadër jemi të vetëdijshëm që ndeshja duhet të fitohet. Ndeshja fitohet vetëm në fushë dhe i kemi marrur të gjitha masat që pas ndeshjes së kaluar që kishim me Dritën të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e nesërme me Feronikelin që të paraqitemi sa më mirë ndaj tyre”, deklaroi Batatina

Edhe futbollisti Jashari u shpreh optimistë para këtij dueli, duke thënë:

“Ne si çdo ndeshje tjetër do të hymë me seriozitet maksimal edhe ndaj Feronikelit, pavarësisht problemeve që i ka kjo skuadër. Për ne do të jetë një ndeshje ‘finale’ si çdo ndeshje tjetër e radhës për t’i arritur bashkarisht objektivat e klubit. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur maksimalisht që të vimë sa më shpejt tek goli dhe pse jo të realizojmë sa më shumë gola”. /Demokracia.com

Të ngjashme