Finalja e kompeticionit “Champions League” rrezikon të mos zhvillohet në Shën Petërsburg, Rusi.
Drejtuesit e UEFA-s duket se janë të detyruar që të zhvendosin finalen e programuar për tu luajtur në “Gazprom Arena” më 28 maj, teksa presidenti rus Vladimir Putin vazhdon me kërcënimin e tij për të pushtuar Ukrainën.
Deri më tani, sipas “Daily Star”, Wembley” mund të jetë stadiumi i mundshëm zëvendësues, veçanërisht nëse dy skuadra angleze arrijnë deri në finale këtë vit.
UEFA po monitoron nga afër situatën me synimin për të hartuar një plan emergjence, nëse është e nevojshme. Pritja e finales së Champions thuhet se mund t’i japë qytetit të përzgjedhur një rritje financiare prej më shumë se 60 milionë sterlina. /Demokracia.com