Sonte rikthehen emocionet e garës më prestigjioze për klube në Evropë, Champions League.
Chelsea do të ndeshet me Lille në “Stamford Bridge”, ku pritet të debutoj futbollisti kosovar, Edon Zhegrova.
Zhegrova iu bashkua Lilles në afatin kalimtar të janarit pas një paraqitje shumë të mirë që kmishte tek Baseli. Ai pritet të debutojë në fanellën e skuadrës franceze me shpresë se do të ketë minuta më shumë pasi në dy ndeshjet e radhës ka pasur shumë pak minuta në fushë.
Ndeshja Chelsa – Lille zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Demokracia.com