Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në parlamentin e Kosovës ka kritikuar rregulloren e Kuvendit.
Berisha tha se në këtë rregullore janë trajtuar më shumë çështjet teknike.
Ai po ashtu tha se: “Skandalet e fundit, si ai i beneficioneve të deputetëve duhet të jenë arsye që të krijohet një komunitet hetimor që merret me këto çështje. Por që edhe prokuroria duhej të merret me këtë rast”.]
Deputeti i PDK-së shtoi se rregullorja duhet të parasheh një hapësirë më të madhe për deputetet, në mënyrë që ata të kenë mundësi më të madhe për tu shprehur rreth shqetësimeve që qytetarët i adresojnë tek ata.
Po ashtu, ai kërkoi hapësirë më të madhe duhet të kenë edhe diskutimet që bëhen jashtë rëndit të ditës. /Lajmi.net/