Federata e Futbollit e Kosovës është shumë afër angazhimit të trajnerit të ri në bankinën e Kosovës.
Trajneri francez Alain Giresse pritet t’i prijë bankinës dardane në sfidën e radhës, derisa sipas të gjitha gjasave ai do të debutojë te Kosova në sfidën ndaj Burkino Fasos që luhet në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Burime të Demokracia.com, të afërta me Federatën e Futbollit të Kosovës mësojnë se Giresse do të zbarkojë në Prishtinë nesër dhe do të shoh nga afër ambientin e punës që e pret, derisa këtu do të qëndrojë për dy ditë.
Se a do të mund të arrijnë marrëveshje apo mbetet të shihet. /Demokracia.com