Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar heqjen e orës policore në foltoren e Kuvendit.
Ai tha se kjo masë nuk po ndihmon në asgjë për të frenuar pandeminë, njofton Klan Kosova.
“Këtu jam për një kërkesë dhe shqetësim të thjeshtë. Kërkoj të hiqet ora policore. S’po e ndihmon zhdukjen e pandemisë, nuk po e ndihmon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat s’po i respekton askush, për më keq po e dëmton konceptin e sigurisë në publik”.
Berisha ka thënë se shumica e vendeve i kanë hequr masat e tilla dhe se edhe Kosova duhet të shkojë në këtë drejtim